Në Kosovë Parku i parë arkeologjik Ulpiana, është shndërruar në një qendër turistike, të cilin, që nga hapja e tij në tetor të vitit 2016, e kanë vizituar mbi 12 mijë vizitor, vendor e të huaj.
Milot Berisha, arkeologu i njohur, thotë se është dëshmitar se numri i vizitorëve në parkun arkeologjik Ulpiana po shtohet dita-ditës dhe rritje e dukshme po vërehet tani në sezonin e verës.
Milot Berisha:
“Parku Arkeologjik Ulpiana tashmë është shndërruar në qendër destinimi për vizitor vendas, por edhe të huaj. Ne jemi dëshmitar se dita ditës po shtohet numri i vizitorëve dhe jemi shumë të kënaqur. Mund të them se që nga shpallja park në tetor të viti 2016, e deri më sot, kemi mbi 12 mijë vizitorë. Natyrisht që numri i vizitorëve rritet dukshëm gjatë verës, por nuk mund të them se zvogëlohet edhe shumë gjatë pjesës së vjeshtës. Ndoshta numri më shumë zvogëlohet në periudhën dhjetor, janar dhe shkurt”