Patozi, mbështetësve në Durrës: “PD-ja po kalon kushte ekstreme”

Patozi, mbështetësve në Durrës: “PD-ja po kalon kushte ekstreme”
Astrit Patozi dha një mesazh shpresëdhënës për bashkimin e PD-së, në Durrës në takimin e lëvizjes anti-Basha.

“Ne jemi kundërshtarë të Ramës dhe jo të Bashës. Qëllimi ynë është bashkimi i PD-së. Janë kushte ekstreme këto që po kalon PD-ja”, tha Patozi në fjalën e tij para mbështetësve.

Në këtë takim marrin pjesë edhe Besnik Mustafaj e Leonard Olli, të cilët njihen po ashtu si kritikues të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mustafaj deklaroi më herët se ky takim mbahej për të shpëtuar Partinë Demokratike.

“ Jemi këtu për të shpëtuar PD. Ne duam debat për arsyet e humbjes së zgjedhjeve,” ka thënë tha Mustafaj./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: