Patozi nuk ndalet: Takim në Tiranë me demokratët kundër Bashës

Patozi nuk ndalet: Takim në Tiranë me demokratët kundër Bashës
Astrit Patozi ka njoftuar demokratët për një takim që do të mbajë nesër në kryeqytet.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kundërshtari i Bashës brenda PD-së, i cili u la jashtë listës së deputetëve për zgjedhjet e 25 qershorit, bën me dije se bashkë me grupin kundër Bashës nuk ka ndërmend të tërhiqen, por do të vijojnë takimet me demokratët e Tiranës.

Por përsëri Patozi është për bashkimin dhe ringritjen e PD-së kur shkruan: “askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar”.

“Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.

Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. Askënd për të humbur, Gjithkënd për të fituar”, shkruan Patozi./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: