PDIU i bën thirrje opozitës: Kërkoni rinumërimin e gjithë Tiranës

PDIU i bën thirrje opozitës: Kërkoni rinumërimin e gjithë Tiranës
Nga rinumërimi i 18 kutive të para që KQZ ka bërë deri tani, PDIU-së i janë shtuar 16 vota të mohuara nga numërimi i parë.

Mesila Doda, kandidate për deputete e PDIU-së, i bën thirrje frontit opozitar të bashkohet për rinumërimin e gjithë kutive të Tiranës.

“Deri tani asnjë kuti votimi nuk ka të njëejtin rezultat si në procesverbale. I domosdoshëm numërimi i gjithë Tiranës, kanë futur duart në votat e pavlefshme, kanëe përvetësuar e vjedhur sa kanë mundur, kanë shkatërruar gjithë procesin.

I bej thirrje gjithë Frontit opozitar… Të kërkojmë numërimin e gjithë Tiranës. Mandatet janë vjedhur e kanë lëvizur në tavolinë.”, tha Doda në mesazhin e saj.

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: