Përballja në Tiranë / Basha e ka me zgjedhjet, Selami do analizë të humbjes së PD-së

Përballja në Tiranë / Basha e ka me zgjedhjet, Selami do analizë të humbjes së PD-së
Eduard Selami këmbëngul për analizën e brendshme në PD për humbjen e zgjedhjeve, ndërsa Lilzim Basha vë theksin në deformimin e votës së qytetarëve më 25 qershor.

Kandidatët për kreun e Partisë Demokratike u përballën sot në takimin me demokratët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë.

Të dy kandidatët paraqitën analizën për atë që ka ndodhur si dhe projektet për të ardhmen.

Basha deklaroi se në zgjedhjet e 25 qershorit u bë deformimi brutal i vullnetit të qytetarëve, përmes blerjes masive të votës dhe presionit shtetëror. Sipas tij, nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht.

Ndërsa Selami këmbënguli në domosdoshmërinë për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes, pasi sipas tij shmangia nga kjo e përkeqëson situatën./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: