Përplasje fatale në Kavajë, vdes 24-vjeçari nga Vlora

Përplasje fatale në Kavajë, vdes 24-vjeçari nga Vlora
Një i ri ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në rrugën Plepa-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”.

Policia tha se 24-vjeçari nga Vlora me iniciale Xh.Xh. ishte pasagjer në mjetin “Mercedes që goditi një “Iveco” të drejtuar nga 49-vjeçari B. Xh., e cila kishte ndaluar në rrugën kryesore.

Policia arrestoi drejtuesin e “Mercedesit”, 28-vjeçarin Soren Veshaj, edhe ky banues në Vlorë. /a.a/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: