Qytetari “mallkon” Ramën për tragjedinë e Zvërnecit, reagon kryeministri

Qytetari “mallkon” Ramën për tragjedinë e Zvërnecit, reagon kryeministri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në rrjetin e tij social FB, në lidhje me vdekjen e trefishtë një ditë më parë në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

Duke iu përgjigjur një komentuesi i cili pyet kryeministrin “A ka roje bregdetare aty ku i bëni pushimet ju? Ishalla jo dhe paç fatin e atyre të pafatëve të djeshëm në Vlore. Amin”

Rama përgjigjet: “Gafurr, ti s’ke faj se mëndja jote xhiron vetëm kur i bën thirrje barku për ushqim dhe ty është e kotë të të mundosh duke të kërkuar të përtypesh edhe informacionet, përvec ushqimit, por meqë merr përsipër kot të nxjerrësh edhe fjalë nga zorrët, po jap informacionin si më poshtë jo që të bindesh ti se sa kot rron po që me këtë rast ta lexojnë edhe tëe tjerët:

Pjesa e bregut të Vlorës ku ka ndodhur fatkeqësia me djalin e vogël, as nuk përdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i është dhënë në asnjë centimetër pëer perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty është ende ligjërisht kantier ndërtimi!

Ndërsa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishteë në Triport, është një plazh i egër, i cili nuk është fare në listën e plazheve të miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit e për rrjedhojë, ashtu si në cdo vend të botës, ku fatkeqësisht ndodhin kudo tragjedi të tilla, nuk ekziston asnjë detyrim që të ketë shërbim ruajtës.

Të tjerat janë brockulla të ziera në kazanin mediatik e politik, për arsye e qellime që vetëm me humanizmin nuk kanë asnjë lidhje", - ka shkruar Rama. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: