Rama dhe Bushati darkë në Durrës me Trupin Diplomatik, sfidat dhe qeveria e re

Rama dhe Bushati darkë në Durrës me Trupin Diplomatik, sfidat dhe qeveria e re
Me anën e një statusi në rrjetin social FB, Ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Sylë Ukshini, ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë për Trupin Diplomatik të akreditur në Tiranë. Ja cfarë shkruan Ukshini:

Takimi i Trupit Diplomatik me kryeministrin Edi Rama

Durrës/ Kryeministri shqiptar Edi Rama shtroi darkë për Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Ai së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin zhvilluan një bashkëbisedim me ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u ndal kryesisht për zhvillimet politike pas fitores së PS-së me 25 qershor, sfidat dhe platformën e qeverisë së re, që do të formohet në shtator.

Në këtë kontekst, Rama theksoi se qeveria e re do të jetë më e vogël dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit. Më tej ai foli edhe për Samitin për Ballkanin Perëndimor të Triestës, ku më me 12 korrik gjashtë kryeministrat e e Ballkanit Perëndimor firmosën Planin për Zonën Rajonale Ekonomike.

Me këtë rast, gjeta rastin t’i transmetoja kryeministrit Rama këndvështrimin dhe opinionet që mbretërojnë aktualisht në Kosovë lidhur me qëllimet dhe pritjet nga firmosja e marrëveshjes ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.

Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë takimit të nivelit të lartë të Triestes, i zhvilluar në vazhdën e procesit të Berlinit, një iniciativë kjo e kancelares gjermane, Angela Merkel.

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: