Rama gjatë turit në Vlorë: Qeverinë do e mbajë lidhur me popullin e thjeshtë

Rama gjatë turit në Vlorë: Qeverinë do e mbajë lidhur me popullin e thjeshtë
Kryeministri Edi Rama në vijim të turit, ka zhvilluar një dëgjesë me qytetarët në Vlorë. Rama dëgjoi shqetësimet e të pranishmëve dhe tha se duhet t’i japim çdo zyre dinjitet të merituar nga njerëzit.

Interesi i qytetarëve për të falenderuar, por edhe shprehur shqetësimet kryeministrit Rama ishin të shumta.

“Është një luftë që bëhet nëse çdo njeriu të zakonshëm i jepet aksesi përmes platformës, ta çojë zërin deri tek ministri menjëherë, jo t’i nxihet jeta me muaj e vite derisa të shohë një ministër rrugës. Tek ministri menjëherë, te autoriteti më i lartë kur problemi nuk zgjidhet.  Nuk duhet lënë qeveria e re të shkëputet nga populli që i dha votën, do e mbajë lidhur me popullin përmes një koalicioni të madh me njerëzit e zakonshëm të të gjitha shtresave dhe niveleve, të cilët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre”, tha Rama gjatë takimit.

Kryeministri nga ana tjetër ironizoi Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

“Futet në koalicion Vangjel Dulja me Nard Ndokën. E farë kanë ata më shumë se ju? Futen në koalicione dhe bëhen ministra. Pse mos të futeni ju në koalicion?” u shpreh kryeministri. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: