Rama në deklaratë për mediat: “Lulet mos më prek” nuk kanë parë gjë akoma

Rama në deklaratë për mediat: “Lulet mos më prek” nuk kanë parë gjë akoma
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat ditën e sotme foli nga zyra e tij në Kryeministri rreth reformave të ashpra për njerëzit e korruptuar.

 “Lulet mos më prek” nuk duhet të preken fare sepse nuk kanë parë gjë akoma, të jeni të sigurtë për këtë. Po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë i grabisin ose i poshtërojnë me sjellje të padenjë. Ky nuk do jetë ferr dixhital as ferr prokurorësh dhe gjykatësish dixhitalë anonimë por do jetë një mekanizëm ligjor, demokratik dhe transparent i koalicionit tonë me njerëz të zakonshëm. Për ne në katër vitet e ardhshme pozita janë parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit. Opozita që është në parlament ka punën e vet, detyrën e vet. Zgjedh e bën çfarë të dojë, nuk janë as armiqtë tanë as kundërshtarë, janë konkurentë. Ndërsa armiqtë e shpallur publik do të jenë parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit.

Rama foli gjithashtu për listën e zezë.

 Ju kuptoni apo bëni sikur nuk kuptoni? E them për të gjithë ju që vazhdoni dhe tirrni leshin e një historie është shumë e qartë. Nuk ka asnjë listë të publikuar nga unë, nuk ekziston. Emrat që janë publikuar në atë përmbledhje janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra e shënimeve që kemi ne në mënyrë mekanike për ndjekësit e postimeve në faqen time. Asnjë nga personat që janë aty nuk është as nën akuzë, as pjesë e një liste që ka lidhje me ndonjë qëndrim, opinion apo vlerësim nga ana ime, qeveria apo shteti, as nuk është bazë për ndonjë procedurë administrative. Është thjesht përmbledhja besnike e komenteve të bëra në të njëjtën faqe", u shpreh kreu i qeverisë. /f.ç/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: