Rama: Pastrimi i kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryet me vendosmëri

Rama: Pastrimi i kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryet me vendosmëri
Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Zyrës Operacionale për kanabisin paralajmëroi se muajt në vijim janë muaj rreziku për kultivimin e kanabisit, duke i bërë thirrje policisë që të mos mbyllë sytë.

 “Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhen mbyllur sytë dhe duhet çdo moment të vazhdohet intesivisht qasja e integruar me institucionet e tjera. Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësishëm deri në fund të këtij procesi.

 Policia e Shtetit paralelisht me pastrimin e kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryen me vendosmëri edhe pastrimin nga radhët e veta nga punonjësit e lidhur me këtë veprimtari kriminale. Vendosmëria në kryerjen pa asnjë kompromis të këtij vetëpastrimi është një ndër arsyet e suksesit në këtë drejtim.”, ka thënë Rama. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: