Reagon Mziu mbas kallëzimit nga IKMT: Qeveria lejoi ndërtimet në këmbim të votës

Reagon Mziu mbas kallëzimit nga IKMT: Qeveria lejoi ndërtimet në këmbim të votës
Bashkia e Kamzës e konsideron sulm të Edi Ramës kallëzimin penal të IKMT-së ndaj Xhelal Mziut për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Mziu me anë të një deklarate, thotë se qeveria lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votës.

“Ky kallëzim është i paralajmëruar para zgjedhjeve parlamentare nga Kryeministri. Fluksi i ndërtimeve pa leje dhe i klientelës me flamujt e qeverisë qendrore vazhdoi në gjithë Shqipërinë, në këmbim të votës. Kjo ka ndodhur edhe në Kamzë, gjë të cilën e kam pohuar që është ndërtuar ilegalisht me flamujt e qeverisë. Por ndonëse në Kamzë është ndërtuar për mbijetesë për të futur kokën, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bashki të tjera, është ndërtuar dhe po ndërtohet pa leje, jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate e madje edhe në prona publike me paratë e krimit, korrupsionit dhe drogës. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë Kamëz nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje e pastër politike”, thuhet në njoftim. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: