Reagon PD, Zhupa: DioGuardi duket se është paguar mirë nga Rama

Reagon PD, Zhupa: DioGuardi duket se është paguar mirë nga Rama
Pas deklaratave të ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardi, i cili vlerëson punën e kryeministrit Rama në 4 vitet e kaluara ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se ky ish-kongresmen është blerë nga Rama me paratë e pista. Ajo thotë se DioGuardi në asnjë moment nuk përmend drogën, korrupsionin dhe shit-blerjen e votave.

 “Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, siç janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Zhupa. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: