LSI, Vasili: Vetëm Ramës nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën në plazhe

LSI, Vasili: Vetëm Ramës nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën në plazhe
Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka akuzuar Agjencinë e Bregdetit për ngjarjen tragjike, ku humbën jetën 3 të rinj në plazhin e Zvërnecit.

Z. Vasili shkruan se “vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe”.

“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe", - shprehet zyrtari i lartë i LSI.

Më tej vazhdon: "Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë".

Kurse duke përfunduar thotë: "Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit. Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”, - shkruan Vasili në Facebook. /f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: