Reagon Zgjidhja në deklaratë për mediat, ja pse refuzuam pjesëmarrjen në zgjedhje

Reagon Zgjidhja në deklaratë për mediat, ja pse refuzuam pjesëmarrjen në zgjedhje
Partia Zgjidhja ka dalë në një deklaratë për mediat duke akuzuar partitë politike për manipulim votash dhe se manipulimi i zgjedhjeve është grusht shteti.

Sipas Zgjidhja, partitë që administruan zgjedhjet janë kthyer në organizata mafioze që tjetërsuan vullnetin e popullit, prej kësaj kjo parti refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 qershorit, thuhet në deklaratë. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që mbi bazën e të vërtetës së 64 kutive të kuptojë se bëhet fjalë për një krim me përmasa të mëdha. /f.ç/

"Rilindja dhe partitë e tjera që administrojnë zgjedhjet janë kthyer në organizata mafioze që tjetërsojnë vullnetin e popullit. Duke e ditur këtë ne refuzuam pjesëmarrjen në farsën e 25 qershorit.  Kemi të bëjmë me një puç ndaj zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve në 90 % të kutive është grusht shteti. Prandajë prokuroria duhet të hapi të gjitha kutitë dhe të hetojë deri në fund këtë mega krim elektoral.", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Zgjidhja.

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: