Rekordi për 180 mln euro me Mbappe, Real Madrid arrin marrëveshjen me Monaco

Rekordi për 180 mln euro me  Mbappe, Real Madrid arrin marrëveshjen me Monaco
Rekordi i transferimeve të futbollistëve pritet të thyhet sepse Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Monaco për 180 mln euro, për  Kylian Mbappe.

E mbetur pezull lëvizja e mundshme për 222 mln euro e Neymar te Paris Saint-Germain, tani blerja e Mbappe pritet të thyejë rekordin prej 105 mln euro  që vendosi Paul Pogba vitin e kaluar.

Firma mes “Los Blancos” e lojtarit konsiderohet çështje ditësh.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

Monaco ka kërkuar 190 mln euro, ndërsa Zidane ka dhënë pëlqimin e tij në parim për lojtarin dhe shumën e afruar nga Reali, teksa ka takuar presidentin Perez mbi këtë çështje. Reali do paguajë 160 mln euro, plus 20 mln euro në formë bonusesh.

Kjo blerje e bujshme e Real Madrid realizohet pak ditë pasi Marota u shit te Chelsea për 80 mln euro.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: