Rinovimet automatike të kontratave, klauzolat e konfliktit klube-trajnerë-lojtarë

Rinovimet automatike të kontratave, klauzolat e konfliktit klube-trajnerë-lojtarë
Kukësi kërkon dëmshpërblim 3 mln euro nga AEL Larisa për kontratën tre-vjeçare që firmosi me mbrojtësin Alla. Por edhe Luftëtari pretendon se trajneri i ri i Kukësit, serbi Milinkoviç është ende në kontratë me të duke krijuar një situatë gati komike me hilet që bëjnë klubet në kontrata

Aranit Muraçi

Kukësi ka përdorur në kontratat e nënshkruara një vit më parë me lojtarët një klauzolë që e ka futur atë aktualisht në konflikt me një nga mbrojtësit më të mirë të sezonit të fundit. Albi Alla pas ndeshjes së fundit të kampionatit, që kurorëzoi verilindorët me titullin kampion, u largua me dëshirën e tij, pa miratimin e klubit nga Kukësi, me pretendimin se i kishte mbaruar kontrata. Mbrojtësi largohet para ndeshjeve të Kupave të Europës, duke firmosur për tre sezone në Greqi me AEL Larissa. Por kjo çështje rihapet sërish. Kukësi pretendon se ka kontratë me lojtarin dhe e ka çuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, në FSHF. Në rast se FSHF nuk do t’i japë zgjidhje, Kukësi kërcënon se do ta dërgojë çështjen në FIFA, madje kërkon një shumë më të madhe në formë dëmshpërblimi, tashmë jo 500 mijë euro nga lojtari për braktisje por 3 mln euro nga klubi grek që firmosi kontratë tre vjeçare me të, duke arsyetuar se “lojtari ishte në  kontratë me një klub tjetër”.

Kukësi

Kukësi i është kthyer çështjes së kontratave pas eliminimit nga Champions, kur po rindërtohet ekipi i sezonit të ri. Mbrojtësi spanjoll që erdhi si përforcim gjatë verës, Serran, u konsiderua shkaktar i humbjes së ndeshjes së parë me pasojë eliminimin nga Champions. Pero Pejiç, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, u largua gjithashtu drejt vendlindjes së tij ku pritet të zyrtarizohet me Slovan Belupo. Ai luajti ndeshjet e Kupave të Europës por u konsiderua pas humbjes së një 11-metërshi, si shkaktar në eliminimin ndaj Sheriff Tiraspol. Trajneri Ernest Gjoka u largua, sipas versionit që dha presidenti Safet Gjici, me arsyen se lejoi Pejiç të godiste penalltinë vendimtare. Braziliani Carioca u la jashtë planeve të ekipit në Champions dhe u detyrua të largohej. Kurse Edon Hasani u lejua të largohej e të firmoste me Vllazninë. Kontratat për Kupat e Europës mësohet se u janë rinovuar automatikisht disa lojtarëve, si Alla, Koliçi, apo Emini e Shameti, pasi ishte parashikuar një gjë e tillë që në fillim të sezonit. Por ky rinovim automatik është konsideruar i paligjshëm nga disa avokatë të njohur përfshi edhe presidentin e ekipit grek të Larisës, Aleksis Kujas. Megjithatë, FSHF nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes, ndërsa konflikti mes Kukësit dhe mbrojtësit Alla që ka pasur një eksperiencë edhe me kombëtaren, nëse vazhdon se do të zgjidhet nga FIFA. Sigurisht me penalitete për humbësit.

Luftëtari

Ndërkohë, pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, kampionët kanë gjetur trajnerin e ri. Ai do të jetë serbi Mlladen Milinkoviç. Ndërkohë, pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, kampionët kanë gjetur trajnerin e ri. Ai do të jetë serbi Mlladen Milinkoviç. Gati të njëjtat pretendime që ka ngritur Kukësi ndaj mbrojtësit Alla, i ka ngritur Luftëtari ndaj trajnerit serb, Milinkoviç. Klubi gjirokastrite pretendon se ka ende kontratë me trajnerin duke qene se ajo është rinovuar automatikisht pas mbylljes së sezonit. I vetm ndryshim është se Luftëtari nuk mori pjesë në Kupat e Europës, por tashmë gjirokastritët kanë nxjerrë një tjetër pretendim, klauzola ishte “kontrata rinovohet në rast arritje të objektivit.” Dikur nuk i respektonin fare kontratat. Me situatën e fundit del në pah  mangësia apo hilet ligjore gjatë nënshkrimit të kontratave te klubet e Kategorisë Superiore. Gjithsesi, pas eliminimit nga Europa Kukësi ka firmosur edhe me kapitenin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Kanë rinovuar Enea Koliçi, Besar Musolli,  Ylli Shameti, e pritet të rinovojnë Lena e Emini. Kukësi u rikthehet përgatitjeve më 1 gusht e deri atëherë pritet të jenë mbyllur rinovimet e kontratave.

 

Si përforcim, një adoleshent nga Etiopia  

Kukësi do të jetë ekip favorit për titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe për trofeun e superkupës. Kështu pretendoi presidenti Safet Gjici, në prezantimin e Milinkoviç duke planifikuar edhe blerje të reja. Pas izraelitit Nasar, blerja e huaj e radhës është sulmuesi Benayem Demte, 19-vjeç, nga Etiopia.

Partizani dhe Kukësi, a duhet harruar Skënderbeu?!

Rindërtimi me emra të rinj lojtarësh të Kukësit do të realizohet pas dëshirave që do të shfaqë trajneri. Nga ana tjetër presidenti i Partizanit, Gaz Demi, këtë ambicie të Kukësit e sheh të tepruar sepse ai po ndërton një skuadër pretendente për titull. Stafi me ish-emra të Juventus, e me merkato që ka nisur, ka futur në  garë dy ekipet që rivalizuan edhe vjet për titullin kampion. Por ajo që harrohet nga dy presidentët me ambicie për titullin është kolegu tjetër i tyre, Ardian Takaj. Skënderbeu aktualisht është skuadra e vetme shqiptare e mbetur në Europë. Pavarësisht humbjes 2-1 me Mllada në Çeki, korçarët e Ilir Dajës me kthimin e Lilajt e të James, shpresojnë të përmbysin rezultatin. Mësohet se sido që të jetë ecuria e mëtejshme në Europë, trajneri Ilir Daja dhe pjesa kryesore e ekipit do të mbahet si dhe do të ketë blerje të tjera në varësi edhe të kualifikimit në “Play-off” të Europa League.

[caption id="attachment_40593" align="aligncenter" width="1024"] Gilma Lika, pritet rikthimi në Shkodër[/caption]

Pas Edon Hasanit, Gilman Lika do të jetë blerja e dytë zyrtare e Vllaznisë. Lotari pas bisedimeve ka rënë parmisht dakord me drejtuesit shkodranë, të cilët janë në proces rindërtimi të ekipit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: