Sadiku debuton me gol, Legia mundet 3-1 në Champions

Sadiku debuton me gol, Legia mundet 3-1 në Champions
I kanë mjaftuar 13 minuta lojë sulmuesit të kombëtares sonë Armando Sadiku që të shënojë dhe të japë shpresë për ekipin  e tij, Legia Varshavë.

Në ndeshjen e parë zyrtare, e vlefshme për raundin e tretë të Champions, Sadiku është aktivizuar në 20 minutat e fundit të takimit me Legia ndaj Astana.

Legia Varshavë ishte në disavantazh 2-0 që në pjesën e parë, ndërkohë në 83’ Sadiku shkurtoi diferencën në 2-1, duke rihapur kualifikimin. Por vendasit shënuan në kohë shtesë golin  e tretë duke e vështirësuar sërish kualifikimin për ekipin polak. Gjithsesi, goli i Sadikut do të ketë vlera për ndeshjen tjetër.

Një natë më parë sukses në debutim shënoi edhe ish-lojtari i kombëtares, Besnik Hasi, që drejton Olympiacos, teksa ekipi helen fitoi 3-1 në transfertë ndaj Partizanit të Beogradit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: