Sadiku jep arsyet: Pse zgjodha Varshavën! (të gjitha lëvizjet e nxehta të merkatos)

Sadiku jep arsyet: Pse zgjodha Varshavën! (të gjitha lëvizjet e nxehta të merkatos)
Ditët e nxehta të verës rezultuan të tilla edhe në merkato. Lojtari e kombëtares sonë, Armando Sadiku firmos për tre sezone me Legia Varshavë dhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban, kalon te Leeds Lëvizjet më të rëndësishme të merkatos në Europë/James prezantohet me Bayern, Dani Alves kalon me PSG, Daoglas Costa te Juve, Vitoli te Atletico, Belotti e Perisiç drejt Premier League

Aranit Muraçi

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku kaloi dje testet mjekësore me Legia Varshavë dhe më pas u zyrtarizua si lojtar i ri i kampionëve polakë. Zviceranët kanë bërë shaka të martën, teka “Blick” kur raportoi për largimin e tij, i lutej medieve dhe përfaqësuesve të ekipit kampion polak për pak informacion nëse ish-lojtari i FC Zyrih do të shkonte në Varshavë. Mediat polake raportuan dje se Sadiku kaloi testet mjekësore. Armando Sadiku, 26-vjeç, pasi mbërriti në Varshavë të mërkurën për testet mjekësore. Më tej pasdite Armando Sadiku u bë zyrtarisht futbollist i Legias, duke firmosur edhe një kontratë 3 vjeçare me kampionët e Polonisë. Legia zgjodhi edhe çështjen e kartonit të Sadikut me Zyrih, që sezonin e kaluar e huazoi te Lugano. Ndërkaq, Legia e Varshavës e drejtoi sezonin e kaluar për një periudhë të shkurtër trajneri shqiptar Besnik Hasi, i cili drejton aktualisht Olympiakos.

Lidhur me zgjedhjen e tij bomberi kuqezi, Armando Sadiku, pas prezantimit me Legia Varshavë, theksoi: “Duhet të shihja alternativat që kisha, por besoj se vendosi çështja financiare. Kam firmosur për një ndër ekipet më të mira në Poloni që mund të shkojë sërish në fazën e grupeve të Champions. Tani  pjekuria ime është e mjaftueshme, ndaj dua të jap gjithçka në gjashtë muajt e ardhshëm”.

“Kur zgjodha të vija në Poloni mora përsipër edhe “rrezikun”, sepse  është një ligë e ndjeshme për tifozët. Nga njëra anë mund të  luaja edhe në Gjermani apo Francë, por në futboll ka shpesh dinamika të papritura” - theksoi Armando Sadiku.

Armando Sadiku, prezantimi me Legia Varshavë

Ndeshja e fundit e Sadikut ishte ajo në Izrael, më kombëtaren e Shqipërisë, ku ai shënoi në fitoren 3-0, dy golat e parë që rikthyen kuqezinjtë në vend të tretë të kualifikueseve të botërorit rus.  Legia fitoi në raundin e dytë Champions ndaj Mariehamn 0-3 me  gola të Guhilerme 8′, Nagi 40′, Amalainen 44′, duke e pritur ndeshjen e kthimit e sigurt për kualifikimin. Në takimin e kthimit  Sadiku nuk do të debutojë sepse nuk është regjistruar ende në UEFA, ndërkaq ai do të luajë në raundin e tretë të Champions, teksa Legia synon fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Kievo çon Ekuban te Leeds

Chievo njoftoi se ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, do të jetë pjesë e Leeds United. Ekuban pas Pero Pejiç të Kukësit ishte golashënuesi më i mirë në Shqipëri për sezonin që u mbyll. Ai erdhi te Partizani në formë huazimi nga Chievo, që më pas u kthye te skuadra që zotëron kartonin e tij. Chievo arriti marrëveshjen me Leeds, duke e transferuar Ekuban në Championship. Te ky ekip ka pasur një eksperiencë më herët edhe Edgar Çani.

Dani Alves, prezantimi me PSG

PSG, firmos Dani Alves/ Dani Alves kalon zyrtarisht me PSG. Zyrtarizimi erdhi nga klubi francez, që njoftoi se ish-lojtari i Juventus do të jetë më tej pjesë e PSG. Më herët Dani Alves u raportua se do të kalonte te Mancheter City. - “Nëse Pep e City ndihen keq, edhe mua më vjen keq. Kam ardhur të bëhem kampion këtu.” Alves do të fitojë me PSG 260,000  euro në javë.

Patrick Schick, sot kontrollet e dyta mjekësore, ai ende nuk ka firmosur me Juven

Juve-Douglas Costa, firma zyrtare   

Janë mbyllur me sukses vizitat mjekësore të Douglas Costa, që firmosi më vonë me bardhezinjtë deri më 2018. Ai erdhi në formë huazimi nga Bayern Munich, teka kampionët e Italisë paguan 6 mln euro për marrëveshjen me qëllim blerjen e tij për 40 mln euro, pas dy sezoneve në varësi të performancës. Por Juve nuk ka zyrtarizuar blerjen e  Patrick Schick, 20 ditë pas testeve mjekësore nga ana e tij. Sipas raportimeve kanë lindur  probleme me marrëveshjen, pas testeve mjekësore. Te Juve, kanë nisur kontrolle të reja për Schick. Nuk sqarohet nëse janë mes lojtarit dhe klubit mes klubit të mëparshëm të Schick e bardhezinjve. Bernardeschi lëshoi ndërkaq sinjale pozitive për t’u bashkua me Juventus gjatë ditës së djeshme.

Allegri e Bonucci

Pas Donnarumma, Milan “sulm” për Bonucci/ Milan ka prezantuar portierin Antonio Donnarumma, i ardhur nga Asteras Tripolis, për një kontratë që skadon në fund të vitit 2021. Antonio është vëllai i Gigio Donnarumma, portieri i parë i Milan, që me rinovimin sheshoi vendimin për të qëndruar te kuqezinjtë. - “Jam i lumtur dhe krenar që do të jem i Milan. Jam lindur dhe rritur këtu, në kokë nuk kam pasur kurë dyshime. Më vjen keq për tifozët që janë ndjerë të tradhtuar por i falënderoj që më kanë përkrahur gjithnjë,” – tha portieri i Milan. Milan tani kërkon edhe Leonardo Bonucci. Për të Milan ka gati kontratë me  7 milion euro në sezon. Juve pritet të vendosë mbi ofertën brenda 72 orëve.  Zyrtarizohet një blerje tjetër e Milan. Przemyslaë Bargiel, trekuartisti polak, i Ruch Chorzov, vetëm 18 vjeç, i konsideruar “Dybala i vogël polak” do të jetë pjesë e Milan, fillimisht me të rinjtë.

James Rodriguez, dje nga prezantimi me Bayern

Bayern, firmos James / Dje u arrit marrëveshja, sot akordi dhe firma. James Rodriguez është lojtari më i ri i Bayern Mynih. Kolumbiani i ardhur nga Real, pas dy sezonesh mund të blihet nga Bayern, vlera e të cilit shkon në 60 mln euro. Ai tha se ka gjetur klubin e duhur dhe mezi pret debutimin te Bayern për të bërë realitet ëndrrat e mëdha që nuk i realizoi dot me Real Madrid.

Vitolo, për 40 mln euro te Atletico

Vitoli te Atletico/ Atletico Madrid njoftoi afrimin e Vitolo. Victor Sanchez Machin do të jetë një lojtar i Atletico Madrid duke filluar nga janari i 2018.  Bllokimi i merkatos nga FIFA për ekipin e Simeone do të thotë se ai për të mos pritur në stol do të luajë me ekipin ku nisi karrierën, Las Palmas, deri në janar. Vitolo ka firmosur deri në 2022 me Atletico, për plot 40 mln euro.

Atalanta, rinovon Gomez/ Rinovohet kontratat me “Papu” Gomez. Atalanta konfirmoi firmën e lojtarit argjentinas që erdhi në pranit të presidentit Percassi. Gomez kërkohej nga Lazio, por Atalanta pasi siguroi kartonin e portierit Etrti Berisha, refuzoi edhe 15 mln euro për sulmuesin e saj kryesor. Sakaq,  Lucas Biglia ishte dje në mëngjes në klinikën Paideia të Romës për vizitat mjekësore me Lazio, edhe pse akordi mes Lazio e Milan nuk është arritur akoma zyrtarisht.

 

Chelsea thërret Belotti / Antonio Conte dëshiron Andrea Belotti. Torino i ka vënë në kluazolë çmimin 100 mln euro lojtarit, nëse do të largohet për oferta që do të ketë nga jashtë. Chelsea shihet gati për t’i bërë një ofertë të afërt, çka do të sillte largimin e Belotti te gjiganti anglez.

Inter, i paqartë me Perisiç/ Çështja “Perisic” vazhdon të mbetet çështje dite te Inter. Nën 50 milionë euro zikaltërit nuk kanë ndërmend ta shesin, ndërkohë që United ka rritur presionin për të. Edhe lojtari duket pëlqen të luajë në Premier League, ndërsa pritet që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht javën tjetër.

Barcelona merr Vitinho/ Vitinho zbarkoi në Barcelonë. Klubi blaugrana njoftoi se lojtari fillimisht do të luajë me ekipin B dhe do të jetë në kontratë deri në fund të vitit 2018. Ai vjen nga Palmeiras.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: