Samiti i Triestes, Berisha: Marrëzi, atletet dhe çitjanet e Ramës në “tapetin e kuq”

Samiti i Triestes, Berisha: Marrëzi, atletet dhe çitjanet e Ramës në “tapetin e kuq”
Veshja e kryeministrit Edi Rama, në samitin e Triestes nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha, shkruan se Rama po kërkon me çdo kusht që të tërheqë vëmendjen.

“E vetmja mënyrë që Rama të jetë në qendër të vëmendjes është që të vishet çuditshëm dhe në mënyrë turpëruese”, shkruan Berisha.

Ish-kreu i PD-së e quan të gabuar mënyrën se si u paraqit Edi Rama në një event shumë të rëndësishëm ku ishin pjesëmarrës liderët e Europës.

Berisha shkon më tej kur e quan këtë veprim "dëshmi të çrregullimit të personalitetit të Kryeministrit".

Shpërndajeni me miqtë tuaj: