Sara Zizsaj: Dashurisë duhet t’i japim besim e të ndihemi vetvetja

Sara Zizsaj: Dashurisë duhet t’i  japim besim e të ndihemi vetvetja

INTERVISTË/ Flet modelja Sara Zizsaj: Bukuria është gjithmonë relative, prandaj më pëlqen më shumë kur njerëzit më vënë në dukje njohuritë e mia dhe jo atë të parën

 

Intervistoi për “Albanian Free Press” Albert Z. ZHOLI

 

Si nisi rruga juaj si modele?

Modelingun e kam pasur ëndërr që e vogël. Kur isha rreth moshës 17-vjeçare, u bëra pjesë e një prej agjencive të modelingut këtu në Tiranë.

Familja a doli pengesë në këtë nismë?

Në fakt, nuk pata pengesë nga ana e familjes. Ishin pak skeptikë në fillim, por më pas më mbështetën.

Kush ju përkrahu më shumë nga familja?

Shtysa e parë dhe arsyeja pse unë u bëra pjesë e modelingut, ka qenë mamaja ime. Ka qenë dhe mbetet një përkrahje shumë e madhe, bashkë me vëllain e vogël.

Cila është sfilata e parë dhe ku?

Sfilata e parë ka qenë në prag Krishtlindjesh, të cilën e organizonte një nga figurat më të dashura shqiptare, Tatjana Isaj, të cilën e përshëndes dhe e falënderoj shumë.

Në sa sfilata keni marrë pjesë?

Të them të drejtën, kam marrë pjesë në shumë sfilata. Një ndër to, mund të përmend sfilatën më prestigjioze të “Fashion Ueek Albania” nga Bora Kokëdhima, me linjën e saj “Savage”. Borën e dua me të vërtetë shumë dhe më ka ndihmuar goxha në karrierën time.

Cila është sfilata më e rëndësishme?

Siç thashë më lart, të gjitha sfilatat kanë qenë të rëndësishme, por atë të linjës “Savage” e kam më për zemër, sepse i kemi dedikuar shumë kohë dhe energji për ta nxjerrë një ndër sfilatat më të bukura dhe më të pëlqyera nga njerëzit.

Po për studimin, cila është rruga që po ndiqni?

Përsa i përket shkollimit, ka qenë gjithmonë një nga prioritetet e mia. Tani diplomohem në degën e Administrimit Publik te Akademisë ‘Elita’. Gjithashtu, po vazhdoj studimet ndërkohë edhe në degën e Inxhinierisë.

Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni e bukur, apo e zgjuar?

Për mendimin tim, bukuria është gjithmonë relative, prandaj më pëlqen më shumë kur njerëzit më vënë në dukje njohuritë e mia.

Si e mendoni princin e kaltër?

Princi i kaltër? Mendoj që nuk ekziston, ama shpirti binjak po. Një person që të të dojë ashtu siç je dhe anasjelltas.

A e praktikoni plazhin nudo?

Unë personalisht jo, por nuk kam asgjë kundër atyre që e pëlqejnë. Të gjithë janë të lirë të praktikojnë dëshirat e tyre, por ama pa cënuar të drejtat e të tjerëve.

 

Veshja, sportive apo klasike?

Në përditshmërinë time, e adhuroj stilin casual dhe sportiv. Ama veshjen klasike e kam për zemër dhe e përdor gjatë mbrëmjeve ose eventeve të ndryshme.

Po minifundi, a është pjesë e veshjes se përditshme?

Nuk është pjesë e përditshmërisë, as e garderobës time.

Cilat janë synimet tuaja?

Synimet e mia për të ardhmen janë të vazhdoj pjesën e mbetur të studimeve jashtë vendit dhe të kem një karrierë të suksesshme. Dëshiroj të vizitoj vende të bukura dhe të shijoj gjithmonë momentin.

A jeni e dashuruar? Cili është mendimi juaj për dashurinë?

Jam shumë me fat, sepse e kam gjetur dashurinë time, që me pak fjalë është shpirti im binjak. Për mendimin tim, duhet t’i japim dashurisë të njëjtën rëndësi siç i japim familjes, karrierës dhe shoqërisë. Duhet t’i japim dashurisë besim dhe të ndihemi vetvetja.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: