Selami: PD ka braktisur shtyllat kryesore, koha të ringrihemi

Selami: PD ka braktisur shtyllat kryesore, koha të ringrihemi
Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthej të djathtën në identitet.

Partia Demokratike, tha ai po shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore, nga çështja e pronave deri tek të përndjekurit.

 “Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundërshtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur diçka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajësuar të tjerët, nuk janë ata që ecin përpara dhe kanë sukses. Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkëkohorë i lidershipit që fatkeqësisht Shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundërshtari nuk është mes nesh”, ka thënë Selami.

Garën, Selami e cilëson të pa barabartë, por thotë se është me qëllim për të përmirësuar dhe për të dhënë eksperiencën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: