Selami sulmon ashpër Bashën dhe refuzon postin në PD

Selami sulmon ashpër Bashën dhe refuzon postin në PD
Eduard Selami, kandidati për kreun e Partisë Demokratike duket se e ashpërsuar mënyrën e të shprehurit ndryshe nga fillimet e tij në garë.

Për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demorkatike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi I Partisë, tha Selami për Bashën.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandiat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: