Shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë “për të futur kokën”

Shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë “për të futur kokën”
Vilat me 3 kate e sipër kryesojnë listën e ndërtimeve, kundrejt shtëpive me 2 apo me 1 kat të vetëm

***

Shqiptarët vazhdojnë që të ndërtojnë ende kryesisht banesa “për të futur kokën”. E thënë ndryshe, sa për të zgjidhur nevojën emergjente që ata mesa duket paraqesin sërish për strehimin si të tillë. Edhe pse gjatë dy dekadave të fundit, duhet thënë se në vendin tonë është ndërtuar shumë, por kjo nevojë ende mbetet ekzistente. Një dukuri e tillë rezulton të paktën nga të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave, sipas të cilave rezulton se ndërtesat për qëllime banimi, zënë nivelin më të lartë të lejeve të ndërtimit të akorduara nga institucionet. Konkretisht, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa banimi vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, zë 75.2% të numrit total të tyre. Për të lënë pas kështu, lejet që jepen nga ana tjetër për ndërtesa të tilla si hotele, zyra, tregtare, industriale etj, të cilat zënë rreth 25% të totalit të lejeve të akorduara. Kurse në shifra, rezulton se nga 101 ndërtesa për të cilat është dhënë leje gjatë periudhës së lartpërmendur, , 76 kanë qenë pikërisht për shtëpi banimi. Madje ajo që duket interesante tek të dhënat që shoqërojnë ndarjen e lejeve, është pikërisht fakti se tashmë shqiptarët shtëpitë e tyre për qëllime banimi, i ndërtojnë gjithmonë e me më shumë kate dhe jo më me mjedise të kufizuara. Konkretisht, referuar atyre, rezulton se nga totali prej 76 lejesh ndërtimi të akorduara për shtëpi, pjesa më e madhe e tyre është me tre ose mbi tre kate, plot 32 të tilla. Pasuar nga ato me vetëm dy kate, edhe këto të destinuara vetëm për strehim, lejet e dhëna për të cilat numërohen të kenë qenë 26 të tilla. Ndërsa shtëpitë me vetëm një kat, rezultojnë të jenë vetëm 17 të tilla të programuara, referuar lejeve të dhëna për ndërtim.

Harta, në Tiranë edhe Vlorë ndërtohet më shumë se kudo në të gjithë vendin

Tirana dhe Vlora janë dy zonat e vendit ku ndërtohet më shumë se kudo nëpër Shqipëri. E para, e përzgjedhur për përqendrimin e madh të popullatës vendase, e kësisoj, me nevojën emergjente për të siguruar strehim brenda saj. Kurse e dyta, pikërisht për ofertën e rëndësishme turistike që paraqet në kuadrin e rivierës shqiptare. Një fakt të tillë e tregojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, lidhur me numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas tyre, rezulton se “gjatë tremujorit të parë 2017, në numrin e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja, përqendrimin më të madh e kanë qarku i Tiranës me 42.6% dhe ai i Vlorës me 15.8%”. Në shifra konkrete, rezulton se vetëm në zonën e kryeqytetit të vendit numërohen të jenë dhënë 43 leje ndërtimi, nga 101 të dhënat në total në periudhën në fjalë. Për të vijuar më tej me faktin se në Vlorë janë 16 leje në tremujorin e parë, ndërsa në Durrës u dhanë 12 leje, në Berat 5 leje, në Elbasan dhe në Fier nga 7 leje. Duke dhënë kështu një panoramë të trendit se si po vazhdojnë të kryhen ndërtimet në rang vendi. Ku sërish bregdeti rezulton të jetë i preferuar nga shqiptarët për ndërtime, pasi lejet në të vazhdojnë që të jenë të konsiderueshme, krahasuar me qarqe të tilla si ai Kukësit apo i Lezhës, për të cilët, të paktën për tre muajt e parë të këtij viti rezulton se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi nga ana e institucioneve. Apo edhe me dy qarqet që rezultojnë me një nivel mjaft të ulët të lejeve të ndërtimit, vetëm nga një e tillë e akorduar, janë ai i Gjirokastrës dhe i Korçës.

Ndërtesat për qëllime biznesi, më shumë se hotelet edhe zyrat

Ndërtesat për qëllime biznesi, duket se janë më të shumta se ato që ngrihen për qëllime hotelerie, apo edhe thjesht zyra si të tilla. Këtë e tregojnë shifrat e fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave, rezulton se për të parat janë dhënë më shumë leje ndërtimi gjatë tre muajve të parë të këtij viti, krahasuar me lejet për hotele. Konkretisht, sipas tyre, lejet e akorduara për ndërtesa me qëllime tregtare dhe industriale kanë qenë në mënyrë të barabartë të ndara, respektivisht nga 6 të tilla këtë fillimviti. Kurse pas tyre, renditen lejet e dhëna për hotele, deri në 5 të tilla. Për t’u renditur në fund, lejet e dhëna për ztra, vetëm një e tillë në tre muajt e parë të vitit. Por ka edhe ndërtesa të llojit “të tjera” sipas ekspertëve, për ndërtimin e të cilave nga ana e autoriteteve vendore është akorduar një numër i konsiderueshëm lejesh, përkatësisht

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: