“Shtëpia e vjetër”, pas 33 vitesh filmi bashkon aktorët Shllaku e Gruda

“Shtëpia e vjetër”, pas 33 vitesh filmi bashkon aktorët Shllaku e Gruda
“Shtëpia e vjetër” me skenar dhe regji nga Genti Kame shfaqi premierën për publikun.

Filmi “Shtëpia e vjetër” bëri bashkë pas 33 vitesh aktorët Bruno Shllakun dhe Paskualina Gruda.

Ky film vjen me skenar dhe regji nga Genti Kame dhe shfaqi premierën për publikun.

Ata janë një çift të rinj turistësh që humbin rrugën në Malësinë e Madhe të Shqipërisë. Në të vetmen shtëpi që ekziston asaj anë kërkojnë ndihmë dhe nga këtu një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe misteri ju shfaqen.

Genti Kame ka dashur të sjellë në ekranin e madh një film të zhanrit “thriller”, që e ka premierën mbrëmjen e 29 qershorit.

Është vetë ai autori dhe regjisori i filmit “Shtëpia e Vjetër”, një “thriller” me metrazh të shkurtër dhe sprovë e parë e Kames si regjisor.

“Mua më kanë pëlqyer gjithmonë filmat që kanë emocione të forta. Thrilleri është një zhaner që mua më ka tërhequr. Është një zhaner i misterit. Dhe vetë historia që unë kisha imagjinuar ishte diçka që më tërhiqte”, shprehet Genti Kame, aktor/regjisor.

Janë katër aktorë në film, mes të cilëve Bruno Shllaku dhe Paskualina Gruda. Dhe çifti i aktorëve vjen së bashku që prej “Fundi i Gjakmarrjes” në 1983.

Së bashku me ta në kast janë edhe Mia Kantardzieva dhe Teoman Maksut.

“Mia Kantardzieva dheTeoman Maksut, ishin dy aktorë të rinj të teatrit që vinin nga Shkupi. Bruno dhe Paskualina pastaj janë aktorë që kanë një eksperiencë dhe përvojë shumë të madhe në kinema, qoftë nga ana e portretit që kanë, qoftë nga ana e përshtatjes në kamera”, thotë Kame.

Vendxhirmi është një kullë 250 vjeçare në Mirditë. Vete fili shtjellon virtytet e shqiptarit si besa dhe mikpritja. Zgjidhja finale është e denjë për një film mister. Por projekti i Kames është që ky film të jetë paraardhësi  zhvillimit të skenarit ne një tjetër film me metrazh të gjatë.

“Brenda meje ishte gjithmonë dëshira për të treguar historinë, derisa mu dha mundësia që të shfaqja këtë film”, thotë Kame.

Genti Kame shfaqet si regjisor për herë të parë me historinë e dy turistëve të huaj, që vijnë në Shqipëri, por humbja e rrugës së tyre në mal, dhe gjetja e një shtëpie në pyll, sjell mistere  dhe aventura të tjera që mbeten për t’u zbuluar nga ata që do ta ndjekin këtë film.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: