Skënderbeu sot në Europa League, Gjoka: Shanset e Kukësit në Champions

Skënderbeu sot në Europa League, Gjoka: Shanset e Kukësit në Champions
 Kukësi mban gjallë shpresat e një kualifikimi në raundin tjetër të Champions League. Një gol i pësuar me një 11-metërsh në fund të takimit, pas një gabimi të mbrojtësit spanjoll Serran ndëshkoi ekipin shqiptar që nga loja e zhvilluar pati shanse të kthehej me një barazim nga Moldavia.

Aranit Muraçi

Përballë kampionëve moldavë kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë pozitive. Portieri Koliqi bëri disa pritje të shkëlqyera ndërsa të besuarit e Gjokës tentuan të gjenin të papërgatitur në disa raste vendasit. Por kur loja po shkonte drejt përfundimit, një gafë e Serran që preku topin me dorë në zonë, detyroi gjyqtarin qipriot të jepte një 11-metërsh për Sherif Tiraspol. Nga pika e bardhë, Badibanga gjuan dhe mposhti Koliqin. Në fund Sheriff Tiraspol kreu zëvendësimet, çka tregoi se ishte i trembur nga ndonjë barazim i mundshëm i Kukësit.

Gjithsesi, humbja 1-0 konsiderohet e rikuperushsme një javë më pas ku Kukësi do të tentojë në “Elbasan Arena” kualifikimin historik për në raundin e tretë kualifikues të Champions League.

Raundi i dytë kualifikues, Champions

Sheriff- Kukësi 1-0

Shënues: Badibanga 79’ (11-m)

Koliqi, Shameti, Zeqiri ( Naser 66’),  Guri (Emini 83’),  Pereira Gomes (Karioka 89’) , Hallaçi,  Lena, Rumbullaku, Pejiç, Musolli, Serrán Trajner: E. Gjoka

Sheriff Tiraspol: Mikulić,  Jardan (Badibanga 69’),  Racu, De Nooijer ( Bordian 93’), Mugoša (Damashkan 83’), Da Silva Leite, Anton 62’, Bayala, Brezovec. Trajner: R. Bordin

Kartonë të verdhë: Sushiç, Anton, Badibanga / Serran

Gjyqtar: Hristos Nikolaides (Qipro)

Ndeshja e kthimit, Gjoka: Kemi shanset tona

Edhe pse Sheriff Tiraspoli cilësohej si favorit për ta fituar duelin e parë me Kukësin, skuadra e Ernest Gjokës, nga paraqitja e shkëlqyer e portierit Koliçi, luajti si e barabartë në Moldavi. Një paraqitje e cila i jep shpresë veri-lindorëve për ndeshjen e kthimit më 19 Korrik në “Elbasan Arena”, me trajnerin Ernest Gjoka që i lëshon sfidën Sheriffit.

“Ishte një ndeshje pozitive për ne, pavarësisht se përpara kishim një kundërshtar si Sherifi. Ndeshja u nda nga një detaj i vogël dhe besoj se kemi mundësitë tona në ndeshjen e kthimit. Sipas mendimit tim, rezultati është i pranueshëm. Portieri ishte super, bëri punën e tij dhe ia dimë vlerat. Patëm rastet tona për shënim në pjesën e parë. Bëmë një gabim tek penalltia dhe mendoj se kjo ishte ajo që na penalizoi.”

Rastet e shpërdoruara nga Pero Pejiç, shtylla e izraelitit Nasar apo pakujdesia e Serran te 11 metërshi mund të kishin ndryshuar fatet e ndeshjes.

“Bëmë një lojë të mirë, por në futboll duhet dhe që të shënosh që ta rrisësh akoma dhe më shumë nivelin e lojës. Sot kemi bërë një lojë të mirë dhe nëse nuk do të ishte bërë ai gabim do e kishim merituar barazimin. Nëse do të kishim shfrytëzuar rastet tona ndoshta do të kishim dalë diçka më mirë,” – theksoi trajneri Ernest Gjoka. Kukësi kërkon kualifikimin në raundin e tretë kualifikues, për objektivin që ka në Kupat e Europës.

 

Sot, Europa League

Ilir Daja: Skënderbeu, edhe për të shënuar ndaj Kairat 

Në stadiumin “Almaty Ortalyk”, sot ora 16:45, Kairat pret Skënderbeun, në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Trajneri Ilir Daja është shprehur se ekipi shkon në këtë përballje për të dhënë më të mirën nga vetja dhe sigurisht për të shënuar gol. -  “Vijmë në Kazakistan për të dhënë më të mirën tonë. Kemi përballë një kundërshtar i cili ka avantazh të madh faktin që është në aktivitet, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi cilësitë tona. Pjesë e grupit të Skënderbeut janë disa futbollistë që kanë eksperiencë në Europa League dhe do ta ndihmojnë skuadrën për të arritur atë ç’ka duhet. Kundërshtari ka lojtarë kualitativ, patjetër që e kemi studiuar mirë atë, por në Almaty do mbrohemi mirë dhe do shikojmë përpara për të shënuar gol,” – theksoi Ilir Daja. Ekipi nga Kazakistani, Kairat, më parë ka eliminuar dy ekipe shqiptare, Teutën e Kukësin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: