Statusi i Berishës, denoncuesi “nxin” ish-ministrin

Statusi i Berishës, denoncuesi “nxin” ish-ministrin
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në statusin e tij një denoncim qytetar për një nga ish-ministrat e qeverisë Rama.

Ai ka serish në shënjestër ish-ministrin Fatmir Xhafa, për të cilin ka publikuar edhe një tjetër denoncim vetë pak ditë më parë.

Denoncuesi shprehet me “kompetencë” se e kujt ishte droga e sekuestruar në Vlorë dhe se ata kanë njohje me vëllanë e z. Xhafa.

Madje qytetari shkon deri atje sa “të tregojë” se në pushimet e tij, ish-ministri ka qenë në shoqërinë e “trafikantëve”.

Nuk dihet në janë të vërteta ato që thuhen nga denoncuesi, por Z. Berisha si gjithnjë nuk nguron që të publikojë ashtu siç edhe shkruhet në origjinal shkrimin e qytetarit.

Ky denoncim lidhet pushimet e ministrit, që siç thotë z. Berisha: “Xhafa i drogës pushon në plazhin privat të Ervin Tushajt, drekon dhe shëtit me skafin e këtij trafikanti?” (s.b).

Pas datë së sotme ai publikon të plotë denoncimin e qytetarit:

“Përshëndetje! Doja të beja një denoncim për rastin e ndodhur në Vlorë për sasinë prej 30 tonelata të drogës së sekuestruar, e cila ishte e klanit të Gon Xhefës. Njëri nga vëllezërit e këtij trafiku, Ervin Tushaj, është pronari i plazhit Vajana në Vlorë. Aty ish ministri Fatmir Xhafaj pushonte dhe drekonte i shoqëruar nga vllëzerit Tushaj dhe nga i vëllai i tij, Goni Xhafaj. Të gjithë sëbashku bënin xhiro me skafin e Ervin Tushaj në Vlorë dhe Karabrun”. /l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: