Studentët ekselentë përjashtohen nga tarifa e studimit të masterit

Studentët ekselentë përjashtohen nga tarifa e studimit të masterit
Studentët e nivelet bachelor që përfundojnë studimet e ciklit të parë me rezultate të larta, dhe që kanë statusin e ekselentit, përjashtohet nga tarifat e studimit të masterit. Rektori i universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, thekson se ky është vendimi më i fundit i marrë nga Senati i Universitetit të Tiranës. “Studentët të cilët mbarojnë studimet bachelor në statusin i “shkëlqyer”, në vitin e parë të masterit, përjashtohet nga tarifa e shkollimit. Ka qenë mirëkuptim i plotë i senatit akademik, duke mbivlerësuar meritën”, - thekson ai. Gjithashtu, ata studentë që nuk e përfundojnë masterin në kohë, nuk do të paguajnë më dyfish kreditin siç ndodh tani. “Studenti në ciklin e dytë që ju kalon kohëzgjatja e studimit, nuk do të paguajnë më dyfishin e krediteve, por paguajnë me kreditet e lëndëve dhe aq më tepër përjashton kreditet e diplomës. Kjo është një nga shqetësimet që kanë pasur studentët në vijimësi, për të cilën Universiteti i Tiranës gjeti mirëkuptimin e plotë dhe e realizoi një element kaq të rëndësishëm në mbështetje ndaj studentëve”, - pohon Rektori i UT-së. Përjashtimi nga pagesat për studentët ekselencë, deri tani, është ndjekur si një praktikë nga disa universitetet jo publike. Senati i universitetit të Tiranës, e mori këtë vendim me qëllim mbështetjen e studentëve më të mirë të vendit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: