Suvenirët tradicional dhe modern, prezantim i traditës ndaj turistëve të huaj

Suvenirët tradicional dhe modern, prezantim i traditës ndaj turistëve të huaj
Bashkia e Tiranës shpalli dje fituesit e konkursit për dizenjimin e suvenirëve, ku morën pjesë më shumë se 40 artistë që paraqitën punimet e tyre për mënyrën se si Tirana duhet t’u prezantohet turistëve të huaj.

Këto produkte janë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, por sigurisht që ka edhe element të dizajnit modern që ndërthuren me motivet tradicionale.

Një prej produkteve të veçanta që do të shërbejnë si suvenir është një shishe e  dizenjuar në formën e një valltareje tradicionale.

Por krahas suvenireve artizanale dhe që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol të identitet të saj.

Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku  në të janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj, apo figura të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme duke i bërë ato mjaft të veçanta. /f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: