Takimi i kundërshtarëve të Bashës, mungesa e Mustafajt në Korçë s’ka mister

Takimi i kundërshtarëve të Bashës, mungesa e Mustafajt në Korçë s’ka mister
Besnik Mustafaj, një nga figurat e njohura PD-së, shpjegon arsyet e mungesës së tij në takimin që grupi kundër Lulzim Bashës zhvilloi sot me demokratët e Korçës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ z. Mustafaj shpjegon se mospjesëmarrja e tij në takimin e Korçës, ku Astrit Patozi shpalli “Lëvizjen për Ringritjen e PD-së” kishte arsye objektive.

Besnik Mustafaj shprehet se kishte munguar në këtë takim për arsye shëndetësore.

“Të dashur miq demokratë të Korçës! Një arsye e papritur shëndetësore më pengoi të jem sot me ju.

Astrit Patozi më thotë se bashkëbisedimi shkoi shumë mirë, e se jeni të shumtë ju që keni të njëjtin shqetësim si ne për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Kjo ma shton keqardhjen pse nuk munda të jem sot me ju”, shkruan z. Muasjafaj./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: