Të gjithë në shkuma “party”, të rinj, të rritur, fëmijë...”harbime dhe tërbime”!

Të gjithë në shkuma “party”, të rinj, të rritur, fëmijë...”harbime dhe tërbime”!
Të rinjtë shqiptarë janë ata që po e shijojnë më së shumti bregdetin në këto ditë të nxehta vere nga Velipoja e deri në Sarandë.

Por jo vetëm bregdetin. Resortet apo lokalet në jug për të tërhequr sa më tepër klientë pajtojnë këngëtarë të ndryshëm.

Por përveç koncerteve dhe mbrëmjeve argëtuese shumë të rinj tërhiqen gjatë vapës nga disa organizime që njihen ndryshe si shkuma “party”.

Interesant është se në këto organizime shkojnë edhe fëmijë.

Por ka edhe mbi moshë, apo me shëndet të tepruar që duket se i zgjedhin të tilla festime përveç argëtimit edhe për t’u dobësuar.

Megjithatë shumë prej të rinjve janë parë t’i frekuentojnë shpesh madje planifikojnë pushimet atje ku ka edhe shkuma “party”.

Fotot flasin vetë.

Për këtë arsye shumë lokale e resorte, sidomos në jug të vendit që reklamojnë organizime të tilla.

Në të tilla festa kuptohet që ka edhe harbime.

Këngëtarja Ingrit Gjoni teksa po kalon disa ditë pushimi dhe pune në jug të Shqipërisë bëri bujë pasi shkoi në shkuma “party” me djalin e saj 5-vjeçar, Paridin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: