Tramezzani bashkon Lenjanin (zyrtare) e Memushajn, ditë vendimtare për vëllezërit Ajeti

Tramezzani bashkon Lenjanin (zyrtare) e Memushajn, ditë vendimtare për vëllezërit Ajeti
Ditë vendimtare në merkato, për disa lojtarë të Kombëtares shqiptare. Dy vëllezërit Ajeti, Albiani dhe Arlindi, pritet të bashkohen në Itali, por me ekipe të ndryshme, ndërsa Tramezzani është i vendosur të bëjë bashkë te Sion dy kuqezinjtë  e mesfushës , Memushaj e Lenjani.

Albian Ajeti

Ditë vendimtare sot për të ardhmen e Albian Ajeti. Drejtori i klubit të SPAL, Davide Ferrara Vagnati, do të takohet me drejtuesin e St. Gallen për të ekzekutuar transferimin e sulmuesit 20-vjeçar me origjinë shqiptare. Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, ndërsa marrëveshja paraprake është arritur me kohë. Ajeti të shtunën nuk do të jetë kundër Lugano pasi e pret ta ketë në dispozicion Leonardo Semplici javën e ardhshme.

Arlind Ajeti

Por po kaq vendimtare mund të jetë sot edhe e ardhmja e Arlind Ajetit, 23-vjeç, mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Pas një sezoni me Torinon, Arlindi nuk është më në planet e kësaj skuadre pasi nuk ka besimin e trajnerit serb Sinisha Mihajloviç. Pas një sezoni te Torino, Arlend Ajetit pritet sot të kalojë te Crotone.

Ledian Memushaj

Sakaq mediat italiane njoftojnë se Ledian Memushaj, i cili ishte në stol në fitoren e djeshme të Pescara, 3-1 ndaj Teramo, është shumë pranë ekipit zviceran të Sion, që drejtohet nga ish-numri dy i stolit kuqezi, Paolo Tramezzani.

Emir Lenjani

Tramezzani kishte insistuar edhe me një emër tjetër të kombëtares sonë, Emir Lenjani.

Sion ka zyrtarizuar sot dy blerje: sulmuesin Robert Acquafresca dhe lojtarin e kombëtares sonë, Ermir Lenjani. Klubi helvet kërkon tani që të ketë edhe Ledian Memushaj, madje gati të paguajë shumën e kërkuar nga Pescara, për kartonin e tij, çka pritet brenda javës të bëjë bashkë dy lojtarë kuqezi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: