United drejt Oslos, Fellaini me shapka!

United drejt Oslos, Fellaini me shapka!
Me sandale...ose skandal! Ylli i Manchester United, Marouane Fellaini, është veçuar nga mediat britanike për veshjen e tij teksa skuadra angleze e Jose Mourinho po përgatitet për një tur në Oslo, ku temperaturat shënojnë aktualisht 19 gradë celsius.

Fallaini është shfaqur si më i “I veçanti”, ndërkohë që i tillë është cilësuar më herët trajneri i tij Jose Mourinho.

Ai është fotografuar me shapka, ndryshe nga të tjerët, në aeroportin e Manchester para fluturimit për në Oslo.

Djajtë e Kuq janë kthyer nga turi i SHBA, pas miqësoreve me Barcelonën dhe Real Madrid.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: