Universitetet 2017, ja taksat dhe ndarja e fondeve

Universitetet 2017, ja taksat dhe ndarja e fondeve
Këtë vit mësimor (2016-2017), afërisht 40 mijë maturantë përfunduan studimet e tyre në gjimnazet e gjithë vendit.

Për të gjithë ata të cilët kërkojnë të vijojnë më tej studimet dhe që  duhet të njihen me kriteret  e pranimit në universitete, tashmë ato janë të publikuara nga Universiteti i Tiranës, ku vlen të theksohet  se formula  për t’u bërë pjesë e 7 fakulteteve  të  Universitetit të Tiranës  ka ndryshuar  pothuajse në shumicën e  fakulteteve.

Ja një nga fakultetet i cili ka ndryshuar kriteret e pranimit të studentëve aplikantë:

“Fakulteti për Gjuhët e Huaja, një risi për këtë vit ka që të gjitha notat e provimeve gjatë tre viteve të shkollës së mesme duke shtuar dhe notat e provimeve të maturës që janë gjithsej 5  lëndë.  Këto nota  mblidhen së bashku dhe pjesëtohen me numrin e përgjithshëm të tyre. Kjo është formula  e cila do të përdoret për të  pranuar maturantët të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet e tyre për degët e Gjuhëve të Huaja. Ndërsa për ata të rinj të cilët  duan të aplikojnë  në Fakultetin e  Histori-Filologjisë do të përdoret një tjetër formulë përllogaritëse.

Të gjitha programet që funksionojnë në këtë fakultet, funksionojnë sipas një parimi të përbashkët, ku 80% e vlerësimit do të jetë nga mesatarja e tre viteve në shkollës së mesme, që duket së përbën edhe bazën kryesore të procesit të vlerësimit, ndërkohë që  20% do të llogaritet nga mesatarja e provimeve  me detyrim të  maturës shtetërore”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: