Vasili shkruan për Ramën: Ky kryeministër kryeparazit mori notën zero në Trieste

Vasili shkruan për Ramën: Ky kryeministër kryeparazit mori notën zero në Trieste
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar në rrjetin e tij social Fb, se kryeministri Edi Rama mori notën zero në Tireste të Italisë gjatë samitit. Sipas tij, Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

“Rama, ky kryeministër kryeparazit.

Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit, Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Evropa në Trieste, po presim… /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: