Veliaj krahason Tiranën me Korçën, premton ujë 24-orë brenda 5 viteve

Veliaj krahason Tiranën me Korçën, premton ujë 24-orë brenda 5 viteve
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga njësia administrative nr.3, u ka premtuar banorëve të kryeqytetit se brenda 5 viteve të ardhshme do të mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Për Veliaj, rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

Veliaj u shreh i bindur se Bashkia e Tiranës do ta fitojë edhe betejën për të patur ujë të pijshëm pa ndërprerje në rubinetat e konsumatorëve familjarë apo biznese.

 Deklaratat Veliaj i bëri , teksa përuroi rrugën e re “Dalip Topi” në Njësinë Administrative Nr. 3. /f.ç/

Foto: Google

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: