Vinte nga Greqia, ndalohet në Kapshticë, i dyshuari për vrasje

Vinte nga Greqia, ndalohet në Kapshticë, i dyshuari për vrasje
Prej pothuajse tre muajsh ndodhej në arrati, por vetë dje policia ka mundur ta vërë në pranga.

Eljsao. Ç, 23 vjeç, banues në Tiranë, kujtoi se kishte dalë “pa u lagur” nga ngjarja e rëndë e 20 prillit të këtij viti, ndaj dhe i ishte drejtuar sportelit të policë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

I riu me precedentë të mëparshëm penalë, që po vinte nga greqia, u pikas nga policia, e cila kishte kohë që e kërkonte.

Fotoja e tij, edhe pse aktualisht kishte pak ndryshime në pamjen fizike, e dekonspiroi. Nuk vonoi dhe uniformat blu e thirrën për ta shoqëruar me pranga për në Komisariatin e Policisë së Devollit.

“Ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u vra me armë zjarri shtetasi Ergys Gjioveshaj, si edhe u plagosën tre shtetas të tjerë’, deklaron policia.

Mbi 23-vjeçarin rëndojnë akuzat: “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: