Vjedhja e energjisë elektrike, në pranga 14 persona

Vjedhja e energjisë elektrike, në pranga 14 persona
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po vijon aksionin e kontrit për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në vend.

OSHEE bën të ditur se nga kontrollet në qytetin e Burrelit, janë konstatuar abonentë që vidhnin energjinë elektrike, përmes ndërhyrjes në matës dhe lidhjes së paligjshme direkt nga linja.

Është bërë kallëzim në prokurori dhe policia ka shoqëruar shtetasit: F. K. dhe S. K.  njësia Kastriot, Dibër; Gj. D., Mirditë; A. J. dhe Gj. D. nga Dibra; T. B. dhe M. Rr. nga fshati Lenjë, njësia Krastë; Xh.M. dhe P. M. nga Ostreni i Madh; A. T. nga Dohoshisti.

Gjithashtu, policia e Burrelit ka arrestuar një grup prej 4 personash, dy nga Tirana dhe dy nga Tropoja, me akuzën e vjedhjes së transformatorëve në periudha të ndryshme. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: