Vllaznia në kaos, ikën i revoltuar kapiteni Shtubina: Shpresoj të merrni Mesin në Shkodër

Vllaznia në kaos, ikën i revoltuar kapiteni Shtubina: Shpresoj të merrni Mesin në Shkodër
Kaos te Vllaznia. Kapiteni Ndriçim Shtubina deklaron largimin, ndërkohë që pas mbijetesës nuk ka asnjë afrim të ri në këtë ekip.

“Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Messi në vendin tim, s’kam ca flas më,” - është shprehur pak çaste më parë Shtubina në profilin e tij Facebook.

Largimi i tij i papritur ka sjellë edhe reagimet e shumta të tifozëve që kanë mbetur të habitur me këtë vendim.

Trajneri Armand Cungu mori besimin e bashkisë Shkodër për rindërtimin e ekipit, pas mbijetesës, por për shkak të një menaxhimi jo fort të mirë gjatë viteve të kaluara, Vllaznisë i janë bllokuar llogaritë bankare nga Përmbarimi. Vllaznia ka humbur gjyqin me “Gea Sport” dhe është dënuar me gjobë nga Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ndërkohë që e ka apeluar çështjen.

Kjo çështje ende e pazgjidhur duket se ka krijuar pakënaqësi dhe kaos për të ardhmen teksa  Shtubinës mësohet se nuk i janë plotësuar kërkesat financiare që ka pasur.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: