Zonja Nishani thotë "lamtumirë" me një mesazh falenderimi drejtuar qytetarëve

Zonja Nishani thotë "lamtumirë" me një mesazh falenderimi drejtuar qytetarëve
Zonjë e Parë në largim e vendit, Odeta Nishani, u është drejtuar me një mesazh falënderues qytetarëve shqiptarë.

Ajo falënderon nga zemra ata që e kanë ndjekur e inkurajuar në aktivitetet e saj. Zonja Nishani shkruan se në pamundësi për t’i takuar të gjithë nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Facebook i uron: “ Mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët”

 Në orën 18:00 të pasdites së sotme, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të bëjë betimin si Kreu i Shtetit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: