"Zyrtarizimi" i Lekë Plepit te Inter “tërbon” lojtarët e Kukësit e të Skënderbeut

"Zyrtarizimi" i Lekë Plepit te Inter “tërbon” lojtarët e Kukësit e të Skënderbeut
Si personazh ai u bë i famshëm nga rrjetet sociale dhe më pas u ftua edhe në ekranet televizive, por prej disa kohësh nuk është shfaqur më.

I njohur si Lekë Plepi, ndonëse nuk është shfaqur prej kohësh më në publik, ai rikthehet si blerja e fundit e Inter.

Nisur nga merkato e pasur e Milan, është gjetur Lekë Plepi për të nxjerrë në pah merkaton e varfër të Inter.

Në një fotomontazh Lekë Plepi shfaqet si blerja më e rëndësishme e Inter në merkato, me numrin 20. Foto e përpunuar nga “Brryli Broadway”, e postuar në rrjetin social Facebook shoqërohet edhe me disa nota ironike.

“Interi nuk di të ndalet më! Pas marrëveshjeve me lojtarë si Vidal, Valero, Toçiç, Kastravecoviç, Pejiç dhe Rehatllikoviç, sot sapo ka firmosur kontratë Lek Plepi. Detajet e kontratës nuk bëhen të ditura nga klubi, për mos të ushtruar presion në paraqitjet e Plepit në  ndeshjet në vazhdim. Merkato e Interit mbetet akoma e hapur dhe shumë e nxehtë në emra! Presim lajme të reja!!”

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të lojtarëve shqiptarë, që kanë komentuar “rikthimin e Lekë Plepit te klubi zikaltër”.

Disa futbollistë të kampionatit tonë, si Rustem Hoxha i Kukësit, Bruno Dita i Skënderbeut apo Gripshi, e kanë komentuar “blerjen e fundit të Inter” me nota gjithashtu ironike.  “Është zotni, driblues, goditës mbi të gjitha luftën në ajër e ka 10,” - shkruan Hoxha. Grpishi shfaqet pesimist për blerjen por Bruno Dita, komenton në këtë mënyrë: - “S’ja di vlerën prandaj flet kështu...kur ti iki nga ekipi do e kuptosh por atëherë do të jetë shumë vonë.”

/a.m/

loading...
loading...