35-vjeçari nga Vlora i shpëton shpërthimit

35-vjeçari nga Vlora i shpëton shpërthimit

Në Vlorë, një 35-vjeçari i është vënë eksploziv në automjet, ndërsa e kishte parkuar atë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se makina e një personi në qytetin bregdetar është hedhur në erë me eksploziv gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, por gjatë shpërthimit nuk ka të lënduar. Sipas njoftimit, nga ngjarja ka vetëm dëme materiale të automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Më datën 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: