Aksidentet, policia me Njësi të Posaçme për Sigurinë Rrugore

Aksidentet, policia me Njësi të Posaçme për Sigurinë Rrugore
Shkelja e rregullave të qarkullimit ka çuar në aksidente tragjike me humbje jetësh.

Për të parandaluar aksidentet është krijuar në Policinë e Shtetit Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore.

Ku gjatë një kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit duke pezulluar në total 254 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara

Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.

Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është: Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti, goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore.

Gjate ditës së djeshme , Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes.

U pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.

Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim.

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore ka konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur duke variuar nga 1.4 MgL deri në 1.61 MgL. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: