Aksidentohet reperi në tunelin e Kalimashit, shpëton për mrekulli

Aksidentohet reperi në tunelin e Kalimashit, shpëton për mrekulli
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko.

Policia bën me dije se makina e reperit është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit, ndërkohë që ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert.

Gjendja e reperit është e mirë dhe ai vetë në një postim në rrjetin social instagram shkruan për fansat se është mirë dhe së shpejti do të jetë në koncert në Kosovë. Ai poston edhe një foto, ku dallohet se makina e tij është dëmtuar rëndë./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: