Albi Alla “prapa-kthehu!”, mbrojtësi rinovon me Kukësin

Albi Alla “prapa-kthehu!”, mbrojtësi rinovon me Kukësin
Albi Alla do të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin tjetër futbollistik.

Mbrojtësi 24-vjeçar, edhe pse u largua pas mbylljes se kampionatit, nuk mori pjesë në Kupat e Europës.

Ai kaloi në Greqi me Ael Larisa gjatë muajve të verës, por Kukësi insistoi se ka ende kontratë me lojtarin dhe kërcënoi se do të hedhë në gjyq çështjen.

Gjithsesi, duket se palët kanë akordin pa e zgjidhur çështjen në rrugë ligjore ku u përfshi edhe klubi grek, teksa sot klubi i Kukësit njoftoi se Alla ka nënshkruar marrëveshjen e re dhe do të niset drejt Ohrit për të zhvilluar fazën përgatitore.

Mbrojtësi pogradecar do të vihet më tej nën urdhrat e trajnerit Mladen Milinkoviç, si një ndër përforcimet më të bujshme të Kukësit në mbrojtje për të mbrojtur sezonin tjetër edhe titullin kampion.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: