Alena Sederova tregon rreth tradhtisë së Buffon: Ja si e mora vesh

Alena Sederova tregon rreth tradhtisë së Buffon: Ja si e mora vesh
Ish-gruaja e Gianluigi Buffon, Alena Sederova, dy vite pas ndarjes ka rrëfyer rreth ndarjes me ish-bashkëshortin Buffon.

Në një intervistë për revistën “Chi” Alena Sederova tregon se fillimisht lajmin e tradhëtisë e mori vesh nga mediat.

39-vjeçarja me origjinë çeke, ka vuajtur shumë dhe këtë e tregon pas dy vitesh.

Pas njohjes në vitin 2005 me të, portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, u martua me Sederovë në 2011, dhe së bashku kanë dy fëmijë Louis Thomas, 9 vjeç dhe David Lee, 7 vjeç.

“Ishte si të thuash sikur shtëpia ime kishte marrë flakë, dhe mendimi im i vetëm ishte të shpëtoja fëmijët e mi”, thotë Alena.

Pas martesës ajo vendosi të lërë mënjanë ndjenjat për të mbrojtur fëmijët teksa tani gëzon një lidhje me Alessandro Nasi.

"Jam një person që nxehet shpejt, është e vërtetë, por gjithçka përfundoi atje. Atëherë isha një person shumë më nevrike nga sa jam sot, ndoshta sepse në atë kohë nuk isha mirë”, u shpreh 39-vjeçarja çeke.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: