Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, dhe një tjetër është shpallur në kërkim të cilët akuzohen se kanë vjedhur në zonën e plazhit në Shëngjin. Po ashtu, bëhet e ditur se një i mitur është proceduar në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë P.D. 14 vjeç, me precedent të mëparshëm penale banues ne Lezhë, si dhe B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë. U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e M.P. 16 vjeç, si dhe është proceduar në gjendje të lirë edhe E.Gj. 15 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera ,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit , ku ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autor të kryerjes së tyre.
Konkretisht :
- Më datë 18.08.2017, në Shëngjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..
- Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes - Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.
- Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S..
- Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shëngjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.
Materialet procedurale - hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim"