Basha kujton Bajram Rexhepin: Ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh

Basha kujton Bajram Rexhepin:  Ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh
Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, kreu i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar rreth figurës së nderuar të Rexhepit .

“Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.

Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!,” shkruan Basha.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: