Britney Spears pyet e tmerruar kur fansi u ngjit në skenë: “Ai ka armë?”

Britney Spears pyet e tmerruar kur fansi u ngjit në skenë: “Ai ka armë?”
Kthimi i Britney Spears në një koncert në Las Vegas, pas një pushimi veror, mori një goditje në momentin kur një tifoz u ngjit nxitimthi në skenë.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës kur ylli 35-vjeçar i pop-it po interpretonte këngën “You Drive Me Crazy” në fund të këngës së saj në auditorin AXIS në Planet Hollywood Resort & Casino.

Në një video të kamerave të sigurisë Spears duket të komunikonte me turmën, kur një njeri ishte ngjitur në skenë, duke u përpjekur të marrë vëmendjen e saj.

Rojert e sigurisë rrethuan këngëtaren ndërsa disa agjentë të sigurisë arritën të kapnin djaloshin.

“A është gjithçka në rregull?” Pyeti Spears. “Çfarë po ndodh? Ç'ishte e gabuar?”

Pastaj, dukshëm i frikësuar, ajo pyeti: “Ai ka armë?”

Mikrofoni i saj ishte i fikur dhe kur u nxor jashtë skenës nga rojet tifozët besnikë shprehën mbështetjen e tyre, duke thirrur: “Ne të duam!” /l.k./

(Marrë nga http://people.com)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: