Calvin Harris ruan "Fronin" si DJ më i paguar për të pestin vit rradhazi

Calvin Harris ruan "Fronin" si DJ më i paguar për të pestin vit rradhazi
Calvin Harris vazhdon të mbetet në krye të klasifikimeve në listën e Forbes si DJ më i paguar në botë për të pestin vit rradhazi.

33-vjeçari vlerësohet se ka fituar rreth 48.5 milionë dollarë nga qershori 2016 deri në qershor të 2017,  duke lënë pas emra shumë të njohur si Skrillex, David Guetta dhe The Chainsmokers.

Të ardhurat e DJ janë rritur për shkak se ai kryeson festivalet muzikore, si edhe është gjithashtu një nga prodhuesit më të suksesshëm në botë, ku së fundmi ka publikuar “Feels” në bashkëpunim me Pharrell Williams, Big Sean dhe Katy Perry, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: